Vendimi i Hagës/ Rama nga Michigan: Një mort për së gjalli, marre ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Michigan për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
Rama tha se e kishte të vështirë të gjente fjalët për të komentuar vendimin, duke e cilësuar atë si një moment të rëndë për shqiptarët. “Si rrallëherë jam përpërpëlitur për fjalim, sepse nuk kisha si e shmangia atë që ndodhi në Hagë para disa ditësh, por nuk gjeja rrugën si t’i qasesha atij burri të madh, të rëndë, përballë të cilit, për hir të së vërtetës, fjalët duken të kota si në një mort”, u shpreh Rama.
Rama: Motra dhe vëllezër, dua t’ju them se, si rrallëherë, jam përpëlitur për fjalim, sepse nuk kisha si e shmangia atë që ndodhi në Hagë para disa ditësh, por nuk gjeja rrugën si t’i qasesha atij burri të madh, të rëndë, përballë të cilit, për hir të së vërtetës, fjalët duken të kota si në një mort. Një mort për së gjalli, një varrosje e njerëzve të gjallë dhe një pafuqi kombëtare përballë një marre ndërkombëtare.
Ka një fjalë që e përsërisim shpesh: “Respektoni vendimin e gjykatës”. Kjo duhet respektuar, kështu funksionon bota demokratike. Nuk diskutojmë këtë, jo vendimin e gjykatës, por edhe vetë vdekjen e pranon vetëm ai që vdes. Problemi në këtë rast nuk është të mos respektosh vendimin e gjykatës, por si të refuzosh varrosjen për së gjalli në emër të popullit, kur vetë populli nuk e gjen veten në atë vendim të dhënë në gjuhë të huaj.
Shqipëria, në këtë mes, nuk mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por sidoqoftë, të zgjedhurit e popullit të saj do të refuzojnë varrosjen për së gjalli të atyre katër burrave.
Unë besoj se ai vendim nuk e pengon refuzimin e asaj varrosjeje si fatalitet pa apel.
/vizionplus.tv