E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama jep lajmin e mirë: Së shpejti hapim Konsullatën shqiptare në Miçigan

Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij në SHBA, është ndalur në Miçigan, ku ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon atje.

Në fjalën e tij, Rama dha lajmin e mirë se shumë shpejt në Detroit do të hapet Konsullata shqiptare.

Ai tha se shqiptarët që jetojnë e punojnë aty meritojnë të kenë një derë të hapur ku të trokasin.

“Së shpejti do të hapim konsullatën shqiptare në Detroit. Ju arritët ta bënit këtë qytet amerikan një fshat të madh shqiptar. Përtej shakasë, Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë ju keni nevojë për të. Minimumi në rastin tuaj është që ju të keni një derë ku të trokisni për të gjitha çështjet konsullore”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë falënderoi diasporën për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për Shqipërinë në kohët më të vështira.

“Lidhja e diasporës me Shqipërinë u përmblodh për shumë vite në kontributet financiare që ju dërgonit, dhe ato dërgesa mbanin Shqipërinë në këmbë në ato vite të vështira, nga koha kur shqiptarët jetonin me idenë se ka edhe më keq. Ju nuk dërgonit thjesht para, ju dërgonit shkollën e fëmijëve, ilaçet e prindërve, tjegullat e çatisë së shtëpisë. Me fjalë të tjera, ju dërgonit shpresën në kushtet e mbijetesës. 90% e familjeve shqiptare kanë përfituar të paktën 1 herë nga dërgesat e diasporës. 9 në 10 shqiptarë janë shkolluar, kanë ngritur shtëpitë mbi kokë falë jush.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›