E Martë, 3 Nëntor 2026

Vendimi i NATO-s! 1.3 mld euro armatim për Shqipërinë/ Krisafi: Afati 10 vjet! Prenga: Më shumë mjete të blinduara dhe…

Mbrojtja në vendit tonë pritet të marrë hov të ri zhvillimi. Vendimin e NATO-s për 5% të PBB për mbrojtjen dhe sigurinë duhet ta përqafojnë të gjitha vendet anëtare përfshi dhe Shqipërinë.

Në këtë kohë të trazuar në Ballkan ku lufta Rusi-Ukrainë s’po ndalon, ushtarakë dhe ekspertë diskutuan mbi këtë temë të rëndësisë të lartë në emisionin “360 Gradë”.

Eksperti i gjeopolitikës, Ledion Krisafi sqaroi se do të duhen 10 vite që Shqipëria të caktojë 1.3 miliardë euro për mbrojtjen.

Ai theksoi se gjatë këtyre viteve buxheti i Shqipërisë duhet të dyfishohet, që 1.3 miliardë Euro të jenë lehtësisht të gjendshme, për të fuqizuar ushtrinë, për të blerë armatime apo dhe trajnimet e ushtarakëve.

Ndërsa sipas gjerneral Ded Prengës, prioritet duhet t’i jepet mondernizmit të ushtrisë, ku mjetet e blinduara ushtarake duhet të jenë të parat, që duhet të blihen dhe të shtohen në numër. Kjo sa i përket forcave tokësore. Ai shtoi se atyre ajrore ju nevojten helikopterë multifunksionalë, ndërsa forcave detare shtim të anijeve për operacione, pra jo vetëm për patrullime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›