E Diel, 1 Nëntor 2026

Venecia Ndryshoniligjin per votat e gabuara

Te tjera rreth shkrimit Topalli Detyre per institucionet STRASBURG ndash Ne oponionin e tij prej 21 faqesh Komisioni i Venecias ka bere nje analize te zgjedhjeve vendore te 8 Majit ne Shqiperi.
Komisioni Evropian per Demokraci Nepermjet Ligjit i njohur si Komisioni i Venecias sugjeron amendimin e kodit elektoral per te percaktuar qarte se si do te veprohet ne te ardhmen me votat e hedhura ne kutite e gabuara duke gjykuar ashtu si dhe OSBE-ODIHR se kuadri ligjor mbi te cilin u numeruan votat qe shpallen fitues Lulzim Bashen ne Tirane ishte i paqarte. Ekspertet e komisionit te Venecias pas problemeve te medha qe u vune re me numerimin e votave ne Tirane propozojne ndryshime dhe qartesime ne procedura duke kerkuar percaktim te qarte se si do te veprohet me votat e hedhura ne kutine e gabuar e po ashtu edhe pasqyrimi i tyre ne tabelat e rezultateve.
Sipas eksperteve te Komisionit te Venecias ne rastin e zgjedhjeve per kreun e Bashkise se Tiranes cdo detaj kthehet potencialisht vendimtar dhe detyra e administrates zgjedhore qe te veproje ne menyre te paanshme eshte jetike.

SHKEPUTJA E VARESISE POLITIKE TE KQZ-SE
Komisioni i Venecias sheh si sfiden kryesore te zgjedhjeve ne Shqiperi depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore te te gjitha niveleve duke kerkuar braktisjen e skemes aktuale te bazuar ne ekuilibrin mes dy partive kryesore. Per sa i perket KQZ-se e cila ishte nje prej institucioneve me te kritikuara ne zgjedhjet lokale Komisioni i Venecias nuk jep ndonje formule te gatshme per kompozimin por sugjeron se paanesia e anetareve te tij ne ushtrimin e funksioneve te tyre eshte e nje rendesie themelore dhe nje kusht i domosdoshem per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Sipas eksperteve ka disa variante per te reduktuar polarizimin qe nga rritja e numrit te institucioneve qe emerojne anetare duke ftuar institucione te ndryshme publike qe te emerojne perfaqesuesit e tyre mes te cileve nje anetar i sistemit gjyqesor ose anetare te pavarur te shoqerise civile. Nje gje e tille sipas tyre mund te rriste efikasitetin e administrates zgjedhore dhe te kontribuonte ne arritjen e konsensusit. Komisioni i Venecias u vu ne levizje pak jave pas zgjedhjeve lokale kur Sekretari i Pergjithshem i KiE Thorbjorn Jagland kerkoi opinionin e eksperteve per problemet e 8 majit dhe vecanerisht per numerimin e votave ne kutite e gabuara.
Opioni i 28 nentorit u hartua nga ekspertet Piter Van Dijk Oliver Kask Konrad Olseevksi dhe Mariana Skopa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›