E Diel, 1 Nëntor 2026

Vengu: 191 milionë lekë për kompensimin e dëmeve nga zjarret në 10 bashki

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret gjatë periudhës 15 qershor – 15 shtator 2025.

Në një postim në rrjetin e tij social, Vengu shkruan se 191.5 milionë lekë janë vënë në dispozicion për 10 bashki të prekura.

Sipas tij, fondet po shpërndahen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive përkatëse, pas përfundimit të procesit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë të dëmeve.

Ky hap synon të mbështesë komunitetet e prekura dhe të lehtësojë rikuperimin pas pasojave të zjarreve të verës të vitit që po lemë pas.

“191.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki . Qe nga dje ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive, pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të plotë”, shkruan Vengu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›