E Diel, 1 Nëntor 2026

Vengu pret homologun belg: Thellim i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes

TIRANË, 20 janar/ATSh/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në takim homologun e tij belg Theo Francken, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, me fokus të veçantë në stërvitjet e përbashkëta, rritjen e ndërveprimit operacional dhe zhvillimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes. Këto elemente konsiderohen thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për forcimin e sigurisë rajonale.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerësoi partneritetin me Belgjikën dhe rolin e saj si aleate e besueshme në kuadër të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me vendet mike dhe aleate: “Kënaqësi të prisja në Tiranë homologun belg Theo Francken, një mik i vyer i vendit tonë. Me Belgjikën po punojmë për të thelluar bashkëpunimin në stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe industrinë e mbrojtjes, si pjesë e përpjekjes për të rritur kapacitetet tona dhe sigurinë rajonale”, u shpreh ministri Vengu.

Në këtë takim u ritheksua se thellimi i partneritetit me aleatët mbetet një prioritet strategjik për Shqipërinë, në funksion të stabilitetit, sigurisë rajonale dhe perspektivës europiane të vendit.

Ministri Vengu pret homologun belg: 1 nga 16

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›