E Diel, 1 Nëntor 2026

DAVOS – Forumi Ekonomik Botëror mblidhet nën hijen e Trump

DAVOS, 20 janar /ATSH-DPA/ – Programi zyrtar i Forumit Ekonomik Botëror (WEF) fillon sot në Davos.

Dita e hapjes përfshin fjalime nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti Francez Emmanuel Macron dhe zëvendëskryeministri kinez, He Lifeng.

Për më tepër, janë planifikuar takime me sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, dhe drejtorin ekzekutiv të Microsoft, Satya Nadella.

Takimi vjetor është në hijen e dëshirës së shprehur të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të marrë në zotërim Groenlandën.

Trump pritet në Davos të mërkurën dhe është planifikuar gjithashtu të mbajë një fjalim.

Rreth 3 000 pjesëmarrës po mblidhen në qytetin alpin zviceran për takimin, i cili synon të diskutojë ekonominë globale, tregtinë dhe inteligjencën artificiale (IA) nën moton “Një Frymë Dialogu”.

Midis tyre janë shumë politikanë të lartë, si kancelari gjerman Friedrich Merz dhe qindra udhëheqës të korporatave./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›