E Martë, 3 Nëntor 2026

Vera nxit punësimin sezonal të të rinjve, studentja e mjekësisë në shërbim të turistëve në Gjirokastër

Vera shënon rritjen e punësimit sezonal të të rinjve në Gjirokastër. Gelsa buzo është studente e mjekësisë dhe këtë sezon shërben në një prej hoteleve në qytetin e gurtë, ku pret vizitorë nga gjithë bota.

Pas një viti akademik sfidues, ajo nuk zgjodhi të pushojë, as të qëndrojë në kryeqytet, por të kthehet në Gjirokastër të punojë për të siguruar të ardhura pavarësisht mbështetjes së familjes.

Gelsa 19-vjeçarja që ditët e verës po i kalon në shërbim të turistëve që vizitojnë Gjirokastrën, si pjese e stafit të një prej hoteleve në qytetin e gurtë.

Gelsa është studente e mjekësisë, por duket se pas kësaj eksperience ka kuptuar se komunikimi është thelbësor në çdo profesion.

“Qëllimi i mjekësisë është shëndeti kurse hoteleria ka në bazë klientin , shërbimin për ta. Të dyja i bashkon komunikimi, mikpritja dhe puna në grup”, shprehet Gelsa.

Puna me turistet i është kthyer në kënaqësi. Dhe sigurisht ajo ndihet shume mire kur i orienton ata drejt destinacioneve të shumta që Gjirokastra ofron.

“Kur vijnë dhe pyesin se çfarë më sugjeron për të parë në Gjirokastër, marr dhe i shënoj disa pika kryesore dhe ngelin të kënaqur”, shton ajo.

Me një mesatare të shkollës së mesme 9.74, Gelsa arriti të bëhej studente e Fakultetit të Mjekësisë një vit më parë duke u renditur mes 400 studentëve që priti ky fakultet.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›