Vërshimi i ujërave bllokon rrugën Pogradec-Qafë Thanë, lëvizja me një korsi
Problemet me vërshimin e ujërave vazhdojnë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, ku reshjet e fundit kanë shkaktuar bllokim të pusetave kulluese dhe dalje të ujit mbi rrugë.
Në zonën pranë fshatit Gur i Kuq, punonjësit vijojnë ndërhyrjen për zhbllokimin e kulluesit, ndërsa probleme të tjera janë shfaqur pranë fshatit Udënisht dhe në Pojskë, pranë burgut.
Si pasojë, qarkullimi i mjeteve kryhet vetëm me një korsi, ndërsa ekipet në terren po punojnë për të stabilizuar situatën dhe rikthyer normalitetin në aks.
/rtsh.al/