E Martë, 3 Nëntor 2026

Vetëm 275 persona rimorën patentën pas humbjes së pikëve

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur sot se, që prej qershorit të 2022-shit, nga 2063 riregjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit, vetëm 275 persona e kanë rifituar lejen e drejtimit, ose 13,3%.

“Rikthimi në autoshkollë është e vetmja alternativë për ata që ne i konsiderojmë kontingjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë”, thekson DPSHTRR.

DPSHTRR apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›