SHBA/RUSI – Trump i hapur për një samit me Putinin, Kremlini nuk e konfirmon

UASHINGTON/MOSKË , 19 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump është sigurisht i hapur për një takim ballë për ballë me Vladimir Putinin, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, më pak se gjysmë ore para telefonatës së dy udhëheqësve.
“Qëllimi i presidentit është një armëpushim i menjëhershëm’’, shtoi zyrtarja.
Ndërkohë, Kremlini tha se ”negociatat për të arritur paqen në Ukrainë duhet të jenë të plota dhe, ndoshta, afatgjata”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha këtë, duke theksuar se “do të duhet të diskutohet një numër i madh çështjesh, dhe se ”Rusia është gati për këtë”.
”Një samit midis Vladimir Putin dhe Donald Trump nuk është duke u përgatitur”, theksoi Peskov, pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan “është padyshim i hapur për një takim ballë për ballë” me presidentin rus.
Bëhet e ditur se Trump foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përpara telefonatës së tij me Vladimir Putin, sipas CNN./ /os/