Vidhet kasaforta e mjekut, dy hajdutët morën 15 mijë euro, por u kapën nga policia (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi vodhën një kasafortë me 15 mijë euro.
Kasaforta u grabit në shtëpinë e mjekut, Dritan Alushani. Siç shihet edhe nga pamjet, dy autorët Arbnor Xhimaj dhe Lejdjan Gjoka, pasi marrin kasafortën nga shtëpia e mjekut nxitojnë ta vendosin në automjetin e tyre pa i vënë re kamerat e sigurisë.
Të dy ata rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje dhe njëri prej tyre aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, po për vjedhje.
Ndërkohë policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët për të realizuar vjedhjen.
/vizionplus.tv