Vidhnin banesa e biznese, dy të arrestuar në Tiranë. Sekuestrohet një pistoletë dhe municion luftarak

Dy persona, 32 dhe 35 vjeç, janë arrestuar nga policia pasi kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe në subjekte.
Sipas policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë ditën e djeshme, pasi kishin vjedhur një biçikletë. Dyshohet se edhe me datë 19 Janar kanë vjedhur me thyerje në një biznes, disa pajisje elektronike.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit 35 vjeçarit, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional si i Policisë, sende të tjera që përdor Policia, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas./abcnews.al