Vidhte biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 44-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili vidhte biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës.
“Gjatë operacionit u arrestua shtetasi H. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i cili dyshohet se ka vjedhur disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës”, njofton policia.
Policia sekuestroi një biçikletë të vjedhur nga autori, si dhe me veshjet të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë vjedhjeve. /vizionplus.tv