E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vihet në pranga 18-vjeçari në Lezhë, shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave

Një 18-vjeçar është vënë në pranga këtë të mërkurë në qytetin e Lezhës, pasi u kap duke shitur doza të lëndëve narkotike pranë shkollave.

Sipas njoftimit të policisë, K. P., 18 vjeç, gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, në zbatim të planit operacional “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Impuls”. 

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi K. P., 18 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën doza të tjera të kësaj lënde, gati për shitje.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa në qytetin e Lezhës, kryesisht në afërsi të shkollave. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 83 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 1 celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Ministri Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra për anëtarësimin, por vlerësim bazuar në meritë

Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut para Kryeministrisë

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën në Durrës, ndërron jetë pasagjeri, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›