E Martë, 3 Nëntor 2026

Vihet nën kontroll zjarri në Selenicë, nuk ka rrezik për banesat

Zjarri në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë është mundur të vihet nën kontroll nga strukturat e Emergjencës Civile duke eliminuar rrezikun për banesat.

Ka qenë ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu që ka njoftuar që vatra e zjarrit është vënë në kontroll pas një pune gjatë gjithë natës nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

“Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura”, shkruan ministri.

Aktualisht vatra po mbahet nën monitorim, pasi flakët favorizohen edhe nga terreni i vështirë dhe era e fortë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›