E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vihet nën kontroll zjarri në pallatin 8-katësh në Tiranë, 3 makina të djegura

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bën me dije se është vënën nën kontroll zjarri në pallatin 8 katësh në Komunën e Parisit.

Sipas AKMC nuk ka më asnjë rrezik për banorët, ndrësa bëhet me dije se si pasojë e flakëve janë djegur tre makina të cilat ndodhehsin ën garazhdin e pallatit nga ku ra dhe zjarri.

Njoftimi:

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Janë djegur 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›