Vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijoi sot sërish aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit.
IKMT njoftoi se “po vijon me intensitet aksioni i IKMT-së në ditën e katërt të operacionit për rivendosjen e ligjshmërisë në zonën e mbrojtur”.
Sipas IKMT-së, “aktualisht, po realizohet shembja e një ndërtimi 3-katësh, me strukturë beton-arme dhe tulla, i ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore”.
Më herët gjatë ditës së sotme u shembën edhe disa kabina druri me platforma betoni.
Në disa qytete të vendit po zhvillohet një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
/m.q//r.e//a.f/