Vijon numërimi i votave të 11 majit, PS 52,51% dhe PD 34,12% nga rezultatet e 3443 qendrave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon në të gjithë vendin, ku janë numëruar votat e 3443 qendra votimi nga 5225 në total.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave deri në orën 20:00 kryeson Partia Socialiste me 469 893 vota ose 52,51% të tyre, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 305 321 vota ose 34,12%.
Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Partia Socialdemokrate me 32 819 vota ose 3,67%.
Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 31 493 ose 3,52%.
Partia “Mundësia” ka marrë 25 428 vota ose 2,84%.
“Lëvizja Bashkë” ka marrë 11 831 vota ose 1,32%.
Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 11 035 vota ose 1,23%.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 3310 vota ose 0,37%.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 1686 vota ose 0,19%.
Lëvizja Atdheu ka marrë 1329 vota ose 0,15%.
Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 635 vota ose 0,07%.
/m.m/r.e/j.p/