GAZA – Hamasi i dorëzon pengun amerikano-izraelit Kryqit të Kuq

GAZA, 12 maj /ATSH-DPA/ – Mediat izraelite raportojnë se Hamasi ia ka dorëzuar pengun 21-vjeçar amerikano-izraelit Edan Alexander Kryqit të Kuq.
Aleksandri do të dërgohej në bazën ushtarake Reim në periferi të Rripit të Gazës për t’u takuar me familjen e tij.
Hamasi tha më parë se kishte qenë në kontakt me zyrtarët amerikanë në lidhje me lirimin e Alexander, një ushtar izraelit i rrëmbyer së bashku me rreth 250 të tjerë gjatë sulmeve terroriste të 7 tetorit 2023.
Ai besohet të jetë pengu i fundit amerikan i gjallë në Gaza.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të hënën se lirimi i Alexander do të bëhej pa ofruar asgjë në këmbim nga Izraeli.
Sipas Netanyahut, 21 pengje janë ende gjallë në rajonin bregdetar të izoluar. /os/