E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijon puna për largimin e ujit nga banesat dhe rrugët në Durrës

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Ekipet e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Rajonit të Durrësit ndodhen prej tre ditësh në terren, për të menaxhuar situatën e shkaktuar nga reshjet intenisve të shiut gjatë ditëve të fundit.

Pesë grupe të UKRD kanë operuar në zonën e ish-Kënetës në Durrës, në bashkëpunim me stafin e njësive administrative të Bashkisë Durrës, për të ndihmuar banorët dhe për të normalizuar situatën. Punonjësit kanë kryer ndërhyrje për thithjen e ujit në banesa dhe hapësira të përmbytura, zhbllokimin e pusetave dhe kanaleve të bllokuara, si dhe largimin e ujit me pompa nga banesa, garazhe dhe ambiente sociale e arsimore.

Fadromat dhe kamionçinat e UKD janë angazhuar aty ku është kërkuar ndihmë nga Bashkia Durrës.

Ndërkohë, tre grupe të tjera, së bashku me mjetet e UKRD-së , morën pjesë dje në evakuimin e banorëve të Sukthit, Vadardhës, Kullës dhe Katundit të Ri, në zbatim të planit të evakuimit të koordinuar nga Emergjencat Civile dhe Policia e Shtetit.

SHRUKD vijon punën pa ndërprerje, në shërbim të qytetarëve dhe përballë çdo situate emergjente.

1 nga 2

e.xh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›