Vijon të forcohet dollari në tregun valutor, ndërsa euroja humb terren

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan vijoi për të dytën ditë me radhë të forcojë pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 86,26 lekë ose 0,17 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0,10 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,19 lekëve.
Paundi britanik këmbehet me 116,73 lekë, ose 0,34 lekë më shumë se ditën e martë dhe franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,49 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot me 104,72 lekë. /j.p/
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 86.26 | +0.17 | |
| Euro | EUR | 98.19 | -0.10 | |
| Poundi Britanik | GBP | 116.73 | +0.34 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.72 | -0.49 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 59.87 | -0.40 | |
| Dollari Australian | AUD | 55.84 | +0.24 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 62.89 | +0.16 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.98 | -0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.53 | +0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.17 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 117.34 | +0.18 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 289900.02 | +819.74 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2975.97 | +28.00 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.00 | +0.02 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.00 | +0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 2.20 | 0.00 | |