E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjen “Miss Globe 2025”, mbërrijnë konkurrentet e para pjesëmarrëse në garën e bukurisë

The “Miss Globe” 2025 hapi zyrtarisht siparin mbrëmjen e të martës.

I renditur si një nga top 5 eventet më të mëdha në botë, eventi mirëpret në Tiranë nëpermjet aeroportit të Rinasit konkurentet nga 57 vende të botës.

“Jam shumë e  emocionuar, sepse do të shoh më të bukurat e gjithë globit duke konkuruar në këtë konkurs bukurie. Jam shumë e lumtur të jem këtu.  Shqipëria është një vend i bukur ku ëndrrat e mia u bënë realitet”, tha fituesja e “Miss Globe 2024”, Diana Moreno.

Këtë vit, konkurrentëve u është rezervuar një pritje e veçantë nëpërmjet hyrjes së sektorit V.I.P. të aeroportit, si dhe ndalesa e parë në Airport Hotel Holiday, derisa të plotësohet mbërritja e plotë e delegatëve, për t’u spostuar në hotelin zyrtar pritës, Melia Resort, Durrës.

Në pritjet, sipas traditës, ka asistuar edhe presidenti i “Miss Globe”, njëkohësisht producenti dhe regjisori, Petri Bozo.

Mbërritjet e fundit vazhdojnë edhe gjatë kësaj të mërkure, për t’i lënë vendin zyrtarisht, në ditët në vijim, zhvillimit të programit 15-ditor të këtij eventi madhështor, i cili prej 22 vitesh promovon në mënyrë të padiskutueshme vlerat historike, kulturore dhe turistike të Shqipërisë.

Nata finale, ku do të mësojmë se kush do të jetë mbretëresha e ardhshme e Globit për vitin 2025, mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, më datë 15 tetor./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›