Vjosa Osmani dënon atentatin me armë ndaj kryeministrit sllovak: Akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me atentatin që iu bë sot kryeministrit sllovak Robert Fico.
Përmes një postimi në rrjete sociale Osmani ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili u plagos sot në Handlova.
Osmani thekson se dënon fuqishëm këto akte dhune që, siç shkroi ajo, kërcënojnë vlerat evropiane.
“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, është shprehur ajo.
Wishing Slovak Prime Minister Robert Fico a speedy recovery following today’s vile attack.
We strongly condemn these acts of violence that threaten European values.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico mbeti i plagosur rëndë pas një atentati që iu bë mesditën e kësaj të mërkure në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
Ngjarja ndodhi pas një takimi që Fico zhvilloi me qytetarët në zonë, kur një person iu afrua dhe qëlloi disa herë më armë zjarri.
Tentativën për vrasjen e kryeminsitrit e konfirmoi ministria e Punëve të brendshme e cila bëri të ditur se Fico është qëlluar me katër plumba në pjesën e barkut e stomakut, njëri prej të cilëve i rrezikon jetën.
Pas të shtënave ai u largua menjëherë nga vend ii ngjarjes dhe u transportua me helikopter në spitalin e qytetit Handlova, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.
Autori i cili u arrestua menjëherë, është identifikuar si Juraj Cintula, 71-vjeç. Sipas mediave lokale ai është shkrimtar dhe activist ndërsa nuk dihet ende motivi që e shtyu drejt krimit.
Ngjarja ka tronditur komunitetin ndërkombëtar. Krerë shtetesh e zyrtarë të lartë në Europë e SHBA kanë dënuar njëzëri sulmin ndaj kryeministrit Fico.
Robert Fico, 59 vjeç u zgjodh kryeministër i Sllovakisë për herë të tretë në zgjedhjet e 2023 përmes një fushate me premtime se do të ndërpriste ndihmat ndaj Ukrainës./vizionplus.tv/