Vllaznia-Elbasani, ndryshon orari i ndeshjes

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ Ndeshja Vllaznia-Elbasani e vlefshme për javën e 24-t të Superiores nuk do të zhvillohet në orarin që ishte caktuar.
Departamenti i Komunikimit pranë Federatës Shqiptare rë Futbollit (FShF) bën me dije se ndeshja e javës së 24-t të kategorisë “Abissnet Superiore”, Vllaznia-AF Elbasani, e parashikuar të luhet të dielën, më 15 shkurt, në orën 16:30, do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 19:30.
Ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, pas kërkesës së Vllaznisë për festimet e 107-vjetorit të krijimit të klubit kuqeblu. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.
Po në të njëjtën ditë dhe orë luhet edhe derbi kryeqytetas Partizani-Tirana.