E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vllaznia mposht 3-1 Tiranën e Orges Shehit

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme 3-1 sot përballë Tiranës, që drejtohej nga i rikthyeri Orges Shehi.

Ishte kapiteni i Tiranës, Xhixha ai që hapi serinë e golave në minutën e 25-të, pas një gjuajtjeje diagonale brenda zonës.

Vllaznia reagoi dhe pas pesë minutash barazoi me Bismark. Pjesa e parë u mbyll në barazim, pavarësisht sulmeve dhe pretendimeve të shkodranëve për penallti në 45’+1.

Në pjesën e dytë Kortez u bëri “dhuratë” vendasve në minutën e 48-të, duke shënuar në portën e tij.

Balaj në minutën e 71-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke vulosur fitoren e shkodranëve.

Me këtë fitore Vllaznia vazhdon të kryesojë e vetme tabelën e klasifikimit, në kuotën e 51 pikëve, duke synuar fitimin e titullit kampion që i mungon që prej vitit 2001. Ndërkohë Tirana mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.

Klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana, e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, ngriti siparin e Javës së 26-të të kategorisë “Abissnet Superiore”.

Të shtunën, më 28 shkurt, luhen katër takimet e tjera të Javës së 26-të:

Vora–Dinamo City, 28.02.2026 13:30
Partizani–Egnatia, 28.02.2026 16:30
AF Elbasani–Bylis, 28.02.2026 16:30
Teuta–Flamurtari, 28.02.2026 19:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›