E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora pa ujë prej 4 ditësh/ Protestuesit gjuajnë me vezë godinën e Bashkisë

Mungesa e ujit të pijshëm për të katërtën ditë radhazi, ka nxjerrë qytetarët e Vlorës në protestë. Qytetarët protestojnë para dyerve të bashkisë së Vlorës dhe kërkojnë zgjidhje të këtij problemi.

Qytetarët nisën protestën që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku” ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit.

Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë.

Sakaq, qytetarët kanë gjuajtur me vezë në drejtim të godinës së Bashkisë.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›