Vlorë- Zjarr në fshatrat Bunavi dhe Grabian, rrezikohen tre banesa, nis ndërhyrja e zjarrfikësve

Një zjarr ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme toke në fshatrat Bunavi dhe Grabian të Njësisë Administrative Shushicë, ndërsa rrezikohen tre banesa.
Flakët po përhapen me shpejtësi dhe kanë përfshirë dhjetëra rrënjë ullinj, ndërsa banorët shprehen të frikësuar për situatën.
“Jemi trembur, frikë është zjarri të djeg. Janë dy banesa afër vatrës. Zjarrfikëset atje janë. Ka edhe stan,” tha një banor i zonës.
Zjarrfikësit po punojnë për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave dhe për të vënë nën kontroll situatën.
/rtsh.al/