E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në një pallat në Korçë, evakuohen banorët, nuk ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një pallat në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, duke detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Flakët kanë shpërthyer në një prej ambienteve të pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›