E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, aksion për debitorët e energjisë

 

VLORE - Lagjja "Pavarësia" e qytetit të Vlorës është bërë dje objekt i aksionit të Drejtorisë së Ndërmarrjes Elektrike. Kontrolli i matësve, evidentimi i debitorëve ndaj kësaj ndërmarrjeje si dhe ndërprerja e energjisë konsumatorëve që nuk kanë paguar energjinë që kanë konsumuar, kanë qenë veprimet e kryera në këtë zonë. Në aksion janë aktivizuar 4 grupe pune, me në krye drejtorin Arqile Kume. Nga 500 abonentë të zonës, 230 kanë rezultuar debitorë ndaj KESH-it. Sipas verifikimeve në terren dhe kompjuterit, ka rezultuar se 230 abonentë nuk kanë paguar energjinë që prej vitit 1995. Atyre që nuk kanë shlyer energjinë u është ndërprerë dje furnizimi. Sipas Kumes, nëse do të konstatohen sërish abuzime me energjinë, ndaj konsumatorëve do të ketë ndjekje penale.                               q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›