E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore policia mes Gardes e pronareve

Ne konfliktin e lindur ne zonenprane ish vilave qeveritare ne Ujin e Ftohte ne Vlore ajo qe ndodhet ne mes dhe nuk di nga te shkoje eshte policia e Vlores. I duhet te mbaje anen e Gardes repartit ushtarak prapa te cilit jane zyrtare te larte politik te nje shteti apo te pronareve te tokes te cilet kane dokumente gjyqesore ne dore dhe vertetojne se toka i takon atyre e Garda ska me te drejte te administroje kete pjese te tokes.
Gjate dites se sotme ka pasur konfrontim fizik mes pronareve dhe efektivave te Gardes te cilet tentuan te rrethonin punimet per te mos lejuar vazhdimin e tyre. Tension ka pasur dhe gjate dites se djeshme mes efektivave te Gardes dhe pronareve. Tensioni zgjati per gati 8 ore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›