Vlorë, qeni pitbull sulmon një vajzë 4-vjeçare në Lungomare, e mitura jashtë rrezikut për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lungomaren e Vlorës, ku një vajzë 4-vjeçare është sulmuar nga një qen pitbull. Bëhet me dije se mitura ishte sëbashku me gjyshërit, kur fillimisht u afrua për të luajtur me kafshën, por qeni u bë agresiv dhe e sulmoi në pjesën e kokës.
Si pasojë e sulmit, vajza ka pësuar disa dëmtime, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e punonjësve të një firme private ka qenë vendimtare, pasi ata arritën të ndajnë qenin dhe të shpëtojnë të miturën.
“Vajza ishte me prindërit, qeni iu turr dhe i kapi kokën direkt. Vajta me shpejtësi dhe e lidha me zinxhir. Qeni është pa pronarë, ka tre ditë që vjen vërdallë rrugëve,” tha njëri prej tyre.
Qei shte larguar nga banesa e pronarit dhe qarkullonte i pashoqëruar në zonë. Pronari i tij, një i moshuar 87-vjeçar, është njohur me ngjarjen përmes transmetimeve televizive dhe telefonatave nga fëmijët e tij që jetojnë jashtë vendit. Pas kësaj, ai ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është takuar me efektivët e policisë.
I moshuari është marrë në pyetje dhe ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë
/rtsh.al/