E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën 1 automjet në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, arrestohen 3 të rinjtë

Policia e Tepelenës ka arrestuar tre të rinj, të cilët vodhën një automjet në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër.

Në kuadër të operacionit “Nearby” u arrestuan shtetasit K. P., 24 vjeç, F. H., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Tepelenë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.05.2025, kanë vjedhur në Tepelenë, automjetin e shtetasit F. C., banues në Tepelenë, dhe e kanë shitur në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të shtetasit F. H., shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika, të cilat u sekuestruan.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›