E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë në një biznes, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar si autor të vjedhjes së një biznesi në rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet.

Në pranga kanë perfunduar Shuajib Gërxhalliu dhe Aljon Çezma. Dy të rinjtë vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë në biznes.

Ndërkohë gjatë kontrollit të aparateve celulare të të arrestuarve u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Policia po verifikon nëse të rinjtë janë të përfshirë edhe në vjedhjeve të tjera.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›