E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi 3 varëse floriri dhe kanosi pronarin e argjendarisë, pranga 38-vjeçarit në Elbasan

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Gold”, duke kapur dhe vënë në pranga një 38-vjeçar i cili dyshohet për vjedhje dhe kanosje.

Bëhet fjalë për shtetasin B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë. Ai dyshohet se më 25 mars 2026 vodhi 3 varëse floriri nga një argjendari në lagjen “Namazgja”. Gjatë ngjarjes, 38-vjeçari e ka kanosur pronarin e argjendarisë për të mos kallëzuar dhe më pas është larguar me vrap.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›