E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi marketin në Yzberisht duke kanosur punonjësen me thikë, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal

Autori që vodhi me thikë një market në Yzberisht është vënë në pranga e policisë, vetëm disa orë pas ngjarjes.

Vjedhja ndodhi ditën e djeshme, ndërsa në pranga u vu 40-vjeçari E.T., i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal për vjedhje me dhunë. Autori u kap në zonën e njohur si Rruga e Qelqit.

40-vjeçari vodhi një shumë parash në një market në zonën e Yzberishtit, duke kanosur me thikë punonjësen e dyqanit. Gjatë ngjarjes, punonjësja e marketit u dëmtua në dorë nga thika që mbante autori, në momentin që ajo tentoi ta ndalonte.

E dëmtuara mori ndihmën mjekësore të nevojshme dhe më pas u largua nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›