E Diel, 1 Nëntor 2026

Batalioni i Xhenios ndërhyn në Gjirokastër dhe Kurbin pas reshjeve të dendura

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa zona të vendit, duke vënë në lëvizje forcat e Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se mjetet dhe efektivët e Batalionit të Xhenios janë angazhuar në Gjirokastër, Kurbin dhe në zona të tjera ku infrastruktura është dëmtuar nga moti i keq.

Sipas ministrit, ndërhyrjet po kryhen për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara dhe rregullimin e shtratit të lumenjve, me qëllim garantimin e qarkullimit normal dhe parandalimin e përmbytjeve të mëtejshme.

“Pranë qytetarëve, në çdo situatë,” – u shpreh Vengu, duke nënvizuar se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me strukturat vendore të emergjencave civile për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›