E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi në lokal çantën e një klienti, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi vodhi çantën e një klienti në një lokal në rrugën “Mihal Duri”.

Sipas njoftimit zyrtar, 65-vjeari pasi mori çantën ku ndodhej një shumë e konsiderueshme eurosh, u identifikua dhe u kap menjëherë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti të fshehur në një rrugicë pranë Rrugës së Durrësit çantën me shumën e parave, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Uniformat blu po hetojnë nëse 65-vjeçari ka kryer edhe vjedhje të tjera.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.

Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›