E Hënë, 2 Nëntor 2026

Von der Leyen: “Barbaria” në Shostka synon civilët, BE-ja rrit presionin mbi Rusinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar ashpër atë që ajo e quajti “barbari ruse” pas shfaqjes së imazheve tronditëse nga stacioni i trenit në qytetin Shostka të Ukrainës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Von der Leyen theksoi se skenat nga Shostka “nxjerrin në pah gatishmërinë e pamatur dhe të vazhdueshme të Rusisë për të shënjestruar civilët.”

Ajo siguroi se Bashkimi Evropian (BE) do të qëndrojë pranë Ukrainës, ndërsa theksoi nevojën për veprim të mëtejshëm ndërkombëtar.

“BE-ja dhe partnerët e saj globalë duhet të vazhdojnë të rrisin presionin mbi Rusinë derisa ajo më në fund të bjerë dakord për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme,” përfundoi Presidentja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›