Von der Leyen mbërrin në Tiranë, pritet në Rinas nga ministri Ferit Hoxha

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Tiranë, në kuadër të turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Von der Leyen u prit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nis sot nga Tirana turin në Ballkanin Perëndimor, ku pritet të vizitojë edhe Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Agjenda e takimeve të presidentes së Komisionit Evropian, Von der Leyen në Shqipëri përfshin takimin me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Në fokus të agjendës së Von der Leyen në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor pritet të jenë marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me rajonin dhe procesi i integrimit evropian.
1 nga 4/gj.m/r.e/a.f/