E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Voton Blushi, thirrje zgjedhësve: Merrni pjesë në votime

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehu sot vullnetin e tij politik në shkollën “Emin Duraku”, në njësinë numër 5 në Tiranë.

Në një prononcim për mediet, pasi përfundoi procesin e votimit, Blushi iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Vota është themeli i lirisë, i dinjitetit dhe i fuqisë së qytetarëve. Demokraci do të thotë pjesëmarrje, ndaj apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje”, tha Blushi.

Blushi shtoi se “hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë, mund të marrin zgjidhje, vetëm duke votuar”.

“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në votime, të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre”, tha Blushi.

/m.q/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›