E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Arrestohet 27-vjeçari në Kukës, policia: Dyshohet se po shpërndante para për blerje votash

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Një 27-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi dyshohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet parlamentare.

Policia njoftoi se “nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P.,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar”

“Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do t’i përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje”, njoftoi policia.

Sipas policisë vijon puna për kapjen e shtetasit G. P.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/m.q/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›