E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e 11-vjeçares në Graz të Austrisë, Vitia shpall ditë zie

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Komuna e Vitisë ka shpallur sot ditë zie me rastin e vdekjes së katër qytetarëve të kësaj komune brenda një jave, të cilët humbën jetën aksidentalisht.

Rasti i fundit që ka tronditur qytetarët ishte vrasja e njëmbëdhjetëvjeçares në Graz të Austrisë e cila ishte e përfshirë në një sulm në një shkollë.

Gjatë kësaj dite flamujt do të ulen në gjysmështize në të gjitha institucionet komunale, ndërsa do të pezullohen te gjitha aktivitetet kulturore, sportive dhe festive.

Nënkryetari i Vitisë, Hasan Aliu tha se komuna ka shpallur ditë zie për të ndarë dhimbjen me familjarëve.

Nënkryetari Aliu tha se kryetari Sokol Haliti do të jetë i pranishëm në Graz dhe do të merr pjesë në ceremoninë e varrimit së njëmbëdhjetëvjeçares.

Aliu tha se komuna do t’i mbështesë këto familje me të gjitha mundësitë që ekzistojnë në bazë të ligjit për pushtetin lokal.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Austrinë dhe autoritetet austriake po hetojnë për ndriçimin e plotë të rastit. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›