E Premte, 6 Nëntor 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Komisioni Hetimor Parlamentar pritet të miratojë sot buxhetin për të trajtuar reagimin institucional ndaj rasteve të dhunës

Flash

Lapsi.al 6 November 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Komisioni Hetimor Parlamentar pritet të

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale pritet të miratojë ditën e sotme buxhetin për zhvillimin e hetimeve parlamentare lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.   

Mbledhja është planifikuar në orën 14:00, ndërsa në rend dite është miratimi i buxhetit të komisionit, i cili do të trajtojë edhe reagimin institucional ndaj rasteve të dhunës në familje, përfshirë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.

Sipas Prokurorisë, Arlinda Zekaj dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, A.S., i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan. Komisioni Hetimor Parlamentar ka për qëllim shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse në këtë rast, si dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›