Shqipëria dhe India synojnë forcimin e bashkëpunimit në turizëm - ATSH -
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Në kuadër të panairit ndërkombëtar të turizmit World Travel Market (WTM) London 2026, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj zhvilloi një takim me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Indisë, Gajendra Singh Shekhawat.
Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit turistik mes Shqipërisë dhe Indisë, përmes shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të mundësive të reja për promovimin e ndërsjellë të destinacioneve turistike.
Palët diskutuan mbi potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit, duke synuar krijimin e urave të reja të komunikimit dhe promovimit mes dy vendeve.
Pjesëmarrja në WTM London 2026 përbën një mundësi për Shqipërinë për të zgjeruar kontaktet ndërkombëtare dhe për të prezantuar potencialin e saj turistik në tregje të reja, përfshirë atë indian.
/m.m/r.e/a.f/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
