E Premte, 6 Nëntor 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor Parlamentar pritet të miratojë sot buxhetin

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt pritet të miratojë sot buxhetin për zhvillimin e hetimeve parlamentare.

Mbledhja është pritet të mbahet në orën 14:00, ndërsa në rend dite është miratimi i buxhetit të komisionit, i cili do të trajtojë edhe reagimin institucional ndaj rasteve të dhunës në familje, përfshirë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi kishte raportuar për herë të fundit dhunën në familje në Policinë e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, A.S., i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.

Vrasja e saj ka nxitur protesta të vazhdueshme në Prishtinë, ku qytetarët kanë kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa më të forta për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Komisioni Hetimor Parlamentar ka për qëllim shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse në këtë rast, si dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Lajme të Sugjeruara

Kandiç: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

Kandiç: Serbia po i fsheh faktet për krimet e luftës në Kosovë, BE-ja duhet të reagojë

Hashim Thaçi: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi

Hashim Thaçi: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi

​Bixhozi ilegal, 22 persona të arrestuar në rajonin e Prizrenit

​Bixhozi ilegal, 22 persona të arrestuar në rajonin e Prizrenit

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›