E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës lë në burg autorin Denis Meçe për “Vrasje nga pakujdesia”

“Vrasje nga pakujdesia” është masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata e Korçës për Denis Meçen, autorin e vrasjes së 42-vjeçarit në Pogradec Egli Progës.

Denis Meçe doli këtë të martë (13 gusht) para Gjykatës së Korçës për vrasjen e 42-vjeçarit në Pogradec, së bashku me 3 shtetas të tjerë të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për 40-vjeçarin Voltan Shulku, 55-vjeçarin Arian Manellari dhe 47-vjeçarin Leonidha Guçe.

Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Korçës ishin prezentë familjarë të viktimës.

Vrasja e Progës ndodhi pasditen e 11 gushtit, dhe fillimisht u raportua si aksident ku Egli Porga pas konsumimit të një sasie të konsiderueshme alkooli ka rënë në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Por pas punës intensive të policisë, u arrit të zbardhej e vërteta.

Për motive të dobëta shtetasi Denis Meçe dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është ndeshur fizikisht me shtetasin Egli Porga i cili gjatë përleshjes fizike  është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia arrestoi autorin e dyshuar Denis Meçe i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes si dhe tre shtetas të tjerë të cilët akuzohen për moskallzim krimi. Mbi Voltan Shulkun, Arian Manellarin  dhe Leonidha Guçen rëndon akuza për veprën penale moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›