E Martë, 3 Nëntor 2026

Vrasja e Gjovalin Prendit/ Policia kontrolle në disa banesa në Fushë-Kuqe

Për vrasjen e Gjovalin Prendit, babait të Roan Brahimit në Lezhë, forcat speciale ushtruan kontrolle në disa banesa në Fushë-Kuqe në Kurbin, e konsideruar zona e Ervis Martinaj, bosi i zhdukur i lojërave të fatit me të cilin Brahimi ka qenë rival i përbetuar.

Burimet thonë për Report Tv se kontrolle janë ushtruar edhe në Mirditë në fisin Reçi.

Të njëjtat burime thonë se forcat speciale shkuan në banesën e Ardian Gjeloshit, i cili i ka shpëtuar një atentati.

Ende nuk ka informacione nëse ka këto kontrolle janë gjetur prova që mund t’I vlejnë hetimit, apo nëse ka persona të shoqëruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›