E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Ilaria Sulës/ Prokuroria kërkon gjykim të menjëhershëm për autorin! Babai i 22-vjeçares: Princesha ime kishte gjithë jetën përpara, drejtësia të vihet në vend

Prokuroria e Romës ka kërkuar gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili ka pranuar fajësinë për vrasjen e ish-të dashurës së tij, shqiptares Ilaria Sula.

Prokurorët, nën drejtimin e prokurorit të shtetit Giuseppe Cascini, e akuzojnë Samson për vrasje të qëllimshme me paramendim, motive e ulëta dhe lidhja afektive me viktimën, si dhe për fshehje kufome.

Në këtë procedim është nën hetim edhe nëna e Samson, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit.

Pas kërkesës së prokurorisë ka ardhur edhe një reagim nga familja e Ilaria, ku babai i saj është shprehur sërish se kërkon drejtësi për të bijën.

“Ata njerëz i kanë shkaktuar shumë dhimbje familjes sime. Shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ilaria, princesha ime kishte gjithë jetën përpara. Nuk është e drejtë që princesha ime të përfundojë në këtë mënyrë të tmerrshme. Kam besim në drejtësinë italiane”, ka  deklaruar Flamur Sula, shkruajnë mediat e huaja.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›