E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e Jan Prengës/ Shtyhet gjyqi për Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishta

Shtyhet gjyqi për Dritan Rexhepin dhe Aldo Majnishta, në lidhje me vrasjen e Jan prengës.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca e radhës do të mbahet më 21 maj.

SPAK ka dyshime se ngjarja është urdhëruar nga Dritan Rrexhepi, pasi ai dyshonte se vëllezërit e Prengës i vodhën një sasi kokainë në një port të Anglisë.

Të njëjtat prova janë dorëzuar edhe në procesin që po zhvillohet ndaj Dritan Rrexhepit që akuzohet se porositi rrëmbimin e Jan Prengës në janar të vitit 2020 në Kamëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›